“Jam nxanë, tung”, drejtoresha e QKUK’së, Zejnullahu nuk brengoset për abuzimin e 5 vjeçares

Pranvera Zejnullahu, ushtruese e detyrës së drejtoreshës në QKUK, nuk ka pranuar të japë asnjë përgjigje për torturimin e pesëvjeçarës nga logopedi Iljasa Fazliu.

Gazeta Insajderi e ka kontakuar atë për ta pyetur se pse e kishte avancuar Fazliun në muajin shtator, duke e bërë shef shërbimi të shërbimeve logopedike.

LEXO EDHE KETE

Skandaloze: Iljasa Fazliu para dy muajve u avancua në QKUK, u bë shef i logopedisë

I avancuari nga Zejnullahu tashmë gjendet në paraburgim. Ai ka abuzuar psiqkisht me një pesëvjeçare me autizëm.

LEXO EDHE KETE

Thellohet skandali: Iljasa Fazliu që abuzoi me 5 vjeçaren u avancua në QKUK pa qenë anëtar i Shoqatës së Logopedëve

Gazeta  ka publikuar videon ekskluzive që dëshmon abuzimin nga logopedi Fazliu.Publikimi ka nxitur një varg reagimesh të qytetarëve në rrjete sociale.

LEXO EDHE KETE

“Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen”, logopedi nga Gjilani abuzon psiqikisht me vajzën 5 vjeçare me autizëm (VIDEO)

Por, nuk ka pranuar të bëjë reagim vetëm shefja e Fazliut që e kishte avancuar para dy muajve, në muajin shtator.

“Jam nxanë, tung”, kjo ka qenë e vetmja përgjigje e drejtoreshës Zejnullahu./Botapress.info/

ngjashme