Edhe me autobus, edhe me makinë, edhe me aeroplan, përsëri atje do të jemi, në Kosovë. As pandemia, e as Serbia , as fatkeqësia , e as largësia s’mund të na ndaloj së shkuari atje ku lulet kanë erë, e qdo ditë agon me cicërrima zogjësh. Shkon karvani nga gjitha anët. 150 aeroplan një ditë thanë, dhe kjo vetëm në Prishtinë. Po sa ishin në Shkup,sa në Tiranë e besa edhe gjetiu që ia mësyjnë Kosoves tonë të dashur. Kolona të gjata në seicilin kufi,kalim me plotë emocione, që thuaja ne mbeti e njejta që nga vitet e pasluftes. Neve s’mund na ndalë kush, besa as qeveritë që po ndrrohen si kuleqt e qirave. Ndërronu ju ndërronu, kapne e q‘kapne atë shtet tonë të dashur, ne prap do jemi aty , e juve një ditë ka me u mbetë në fyt,sikur disa para juve, e besa edhe më zi. Dërgoni shofera për një copë buk të vozis ditë e netë , të lodhur e të dërmuar, pastaj qani me lot krokodili.
A dha përgjegjësi kush për aksidentin e funti në Kroaci????
A dha farë spjegimi kush????
Konstatime e paragjykime,eksperta e analist, krekosje e premtime, e në fund, sikur s’ndodhi asgjë.
S’jam as poet, e as shkrimtar, por jam një mërgimtar, që si gjithë tjerët, po ndjejë,dhe përjetoj kështu, andaj me plotë bindje po e them: edhe përkunder gjitha vështirësive,ne prap do jemi aty, ngase ia kemi borxh atijë vendi që ia këthyem shpinen ,por se harruam as në ditë të vështira, e lere tashmë në liri.(S’na lejohet të ndahemi,ngase edhe kështu jemi pak-I.R.)
P.S. Ky shkrim është shkruar pesë ditë para nisjes për në Kosovë