[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Jahmir Hyka më në fund kalon në FC San José Earthquakes të Kalifornisë ​  ​



​Sot në orët e paditës zyrtarët e FC Luzern-it  nëpërmjet një komunikate të lëshuar në Medie, kanë njoftuar opinionin që ata dhe udhëheqësit e FC Sane Jose Earthquakes,kanë rënë në ujdi që mesfushori me origjinë nga Tirana ,Jahmir Hyka,mund të udhëtojë lirshëm drejt Kalifornisë.

Hyka në FC Luzern ka luajtur me plot sukses që nga viti 2011 duke u aktivizuar në sulmin e kësaj skuadre 161 herë. Ai në pozitën e mesfushorit jovetëm që furnizonte nga të dy krahët me topa bashkëlojtarët po shpeshherë edhe shënonte. Ndeshjen e fundit në petkun e FC Luzern Hyka e ka luajtur më 11 dhjetor 2016 ndaj FC Sionit, ku edhe pati shënuar golin e nderit në humbjen FC Sion-FC Luzern 3:1. Pas Shkëlzen Gashit i cili po ashtu ka kaluar nga FC Basel 1893 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Hyka është lojtari i dytë nga Kampionati zviceran që udhëton përtej Atlantikut.

ARIF EJUPI