[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Jahjaga në SHBA, flet bashkë me Albright për përvojat në udhëheqje (Foto)



Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të flasë për përvojat e saj në udhëheqjen e vendit në kolegjin universitar Wellesley në Masaçusets të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bashkë me Jahjagën, për udhëheqjen do të flasë edhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

Lajmin e ka bërë të ditur në Twitter vetë kolegji Wellesley, duke njoftuar se diskutimi, do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e kolegjit në Facebook, të enjten në orën 9 të mëngjesit, sipas kohës së atjeshme.

Kolegji Wellesley njihet si një prej institucioneve më të mira të arsimit të lartë në SHBA, dhe si një prej kolegjeve më të mira në vend për femra. /Express/