[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Jahjaga në OKB me ambasadorin britanik, kërkon drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale



Ish-Presidentja, Atifete Jahjaga ka njoftuar se ka takuar Ambasadorin Britanik në Kombet e Bashkuara, Matthew Rycroft.

Jahajga, thotë se, me të ka biseduar për angazhim konkret në ndalimin e stigmatizimit të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë.

“Ishte kënaqësi të takohem me Ambasadorin Britanik në Kombet e Bashkuara, Matthew Rycroft. Me Ambasadorin Rycroft biseduam për angazhimin konkret në kërkim të drejtësisë dhe ndalimit të stigmës për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë dhe vendet tjera në konflikt”, ka shkruar Jahjaga në facebook.