Jahir Demaj: Letra e saj
…
Qysh at ditë që m’preke dorën
Kaluan stinë e shumë pranvera
Çdo pranverë e shkrinte borën
Zemrës sime ju ndry dera
Dashurinë që kam për ty
S’ja kam fal kurr tjetërkujt
N’zemren time i kam ndry
Thellë në shpirt unë i kam rujt
* * *
Dhe atë natë kurë Nuse shkova
Që lamtumirë i thash çiknisë
Buzën tande dëshirova
Edhe n’shtratin e nusnisë
Mbylla sytë dhe u trishtova
N’faqe m’rrodhi një pikë loti
Në errësirë për ty mendova
Mallin tëndë s’ma shuan moti
Mu kujtua kur më thoshe
Ma fal buzën t’ja marr erën
Zanë e malit, Sykaltroshe
Syni yt ma qel pranveren