[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja si po ecin bisedimet për kontratën e Messi



Sekretari teknik i gjigantit katalunas nuk ka dyshime se sulmuesi argjentinas do të nënshkruajë kontratë të re

Bisedimet për kontratën e re të Lionel Messi po ecin “shumë, shumë mirë”, sipas sekretarit të skuadrës, Robert Fernandez.

Raportet e fundit nga gjiganti spanjoll thonë se presidenti Josep Maria Bartomeu ka bërë gati një propozim të qëndrueshëm për të zgjatur qëndrimin e asit argjentinas në Camp Nou.

Spekulimet se Messi mund të largohet nga Barcelona vitin tjetër janë cilësuar të pavërteta nga Fernandez.

“Rinovimi i kontratës së Lionel Messi po shkon shumë, shumë mirë”.

“Jam shumë i relaksuar, si edhe në rastet tjera me lojtarë tjerë”.