Komisioni Qendror Zgjedhor ka sqaruar se votimi me kusht është i mundur për një votues vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se votimi me kusht nuk është i mundur nga njëra komunë në tjetrën.
“Pra, votuesi i një komune nuk mund të votojë në komunën tjetër”.
“Për dallim nga Zgjedhjet për Kuvend në të cilat e gjithë Republika e Kosovës është një zonë zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e asaj zone ka fletëvotime vetëm të asaj komune”, ka shkruar Elezi në Facebook.
Sonte përfundon fushata një mujore për zgjedhjet komunale të 17 tetorit në vendin tonë. Heshtja zgjedhore hyn në fuqi sonte në mesnatë në orën 00:00, percjell Botapress.info