[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja si jetojnë e veprojnë në gjendje të tmerrshme pjesëtarët e ‘ROSU’-së në Mitrovicë (FOTO)



“Banjot, korridoret e dhomat e shkatërruara, kuzhina e tmerrshme, përfund kontinierve ka edhe qenë të ngordhur, gjatë verës aty nuk jetohet nga kundërmimi i erës së qeneve të ngordhur etj” ky është përshkrimi që i bënë burimi kampit të ROSU-së në Mitrovicë.

Sipas tij “është fat i madhe që tani është dimër, në të kundërtën të gjithë pjesëtarë e kësaj njësie i pret ndonjë epidemi me përmasa të pa parashikuara dhe atë nëse nuk ndërmerren masa të shpejta, kjo do të ndodhë”.

“Të gjithë krenohem me Njësinë Speciale, quaje si të duash ‘ROSU’ ose ‘NJSO’, që nga Presidenti, Kryeministri, Kryeparlamentari, Ministri i Brendshëm, Deputetët etj, por në realitet këtë nuk qajnë kokën për ne, na kanë lënë në mjerim”, ka thënë burimi.

Sipas tij , “turpi dhe të gjitha poshtërsia le të bien mbi këta udhëheqës të pa përgjegjshëm të Kosovës, por popullata le ta dijë se në çfarë kushtesh jetoj dhe vepron njësia më elite e ruajtjes së rendit dhe Sigurisë së Kosovës”.

“Le ti ngritin pagat e mëditjet sa të donë Deputetët e turpit, Presidenti, Kryeministri e Ministrat, por le të vijën në ‘Belvedere’, e të shikojnë se ku jetojnë e veprojnë ata që çdo moment janë të gatshëm të japin jetën për Atdheun e quajtur Kosovë, do të japim jetën për popullin dhe atdheun, se për këtë udhëheqës matrapaz as një fije floku nuk do ta kishim dhënë” ka thënë në fund burimi i infojeta.net.

Infojeta.net, me shumë mund ka siguruar disa foto nga baza e ROSU-s -‘Belvedere’ në Mitrovicë.