[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja si e njohin sllovenët zonjën e parë të Amerikës (Foto)



Melanie Trump, tashmë Zonja e Parë e Amerikës, ka lindur në 26 Prill të vitit 1970 në ish-Republikën Jugosllave të Sllovenisë, një vend i vogël me kështjella mesjetare, pyje të mëdha dhe lumenj të rrethuar nga Austria, Hungaria, Italia dhe Kroacia.

Ajo e ka lënë vendin e saj për të ndjekur rrugën e modelingut.

Tashmë që ajo është Zonja e Parë, edhe vendi i saj pritet të njihet nga e gjithë bota.

Jakob Susteric, i cili drejton një kompani mjekësore në Lubjanë, kryeqyteti i Sllovenisë, thotë se pak e njohin Slloveninë tani, por së shpejti kjo do të ndryshojë.

Fotografi Stane Jerko kujton se e ka parë Melaninë kur ajo ishte vetëm qetë 17 vjeçe në një organizim mode në qytetin e saj, Sevnica.

Edhe atëherë ajo thonë se dallonte për bukurinë dhe energjinë e saj.

Petra Sedej, një shoqe klase gjatë shkollës së mesme, kujton bisedat e tyre në lidhje me dëshirën e madhe për të parë botën.

Disa vajza e kishin zili bukurinë e saj, por ajo nuk reagonte.

“Unë mendoj se kjo vjen nga diçka e fortë që ndodhet brenda saj”, ka thënë Sedej.

Në Sevnica, miku i familjes Zdravko Mastnak thotë se babai i saj, Viktor Knavs, i ngjante shumë Donald Trump – ishte një burrë ambicioz, biznesmen i mirë dhe gjithmonë në kërkim për të përmirësuar jetën e tij, përtej asaj që fitonte nga shitja e makinave në një kompani shtetërore, përcjell “Panorama”.

Melania, është Zonja e Parë e dytë që ka lindur jashtë Shteteve të Bashkuara.

Image
Image
Image
Image
Image