[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja si e kujton Hafiz Gagica vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës?



Veprimtari i njohur nga diaspora Hafiz Gagica ka kujtuar bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij Jusuf e Bardhosh Gervalla e Kadri Zeka ne pervjetorin e 35 te vrasjes se tyre.

Gagica ka posutar fotografi dhe ka bere kete shenim ne Facebook

 

Janari i dhimbjes dhe krenarisë sonë kombëtare!

Sot, dhe gjithmonë do përulemi me dhimbje, respekt dhe krenari kombëtare për idealet, punën dhe sakrificën sublime të tre pishtarëve të lirisë së Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, të cilët më 17 janar të vitit 1982, në një pritë të organizuar nga UDB-ja jugosllave në Untergrupenbach afër Heilbronnit u vranë barbarisht!!

Ndërsa, varrezat në Bad Cannstatt afër Shtutgartit, ku i kishim varrosur këta tre martirë të kombit, deri në vitin 2002, kur do kthehen në gjirin e tokës nënë të Kosovës, ishin shëndërrue në vendtakim ku e gjithë mërgata jonë në Perëndim, në shenjë dhimbjeje dhe krenarie, përkulej para varrezave të tyre, duke u frymëzue, mobilizue dhe betue, se do ta vazhdojnë realizimin e idealeve të tyre, çlirimin e Kosovës nga okupimi i egër serb.

Ky ideal i tyre dhe kjo dëshirë shekullore e gjithë shqiptarëve, u jetësuan më 12 qershor të vitit 1999!! Sikur të ishte sot gjallë Jusufi do thoshte; tani e kemi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës të cilën duhet ta ruajmë si sytë e ballit, por këtu nuk përfundojnë aspiratat tona për bashkim kombëtar!

Prandaj, e kemi amanet nga ta, që dy shtetet tona në Ballkan, sot duhet t’i zhvillojmë dhe forcojmë sa më shumë ekonomikisht, që një ditë jo të largët të vendosim vetë si komb i bashkuar për fatet dhe të ardhmen tonë të sigurt, si popull i barabartë në mesin e gjithë popujve të Evropës së bashkuar!!

Qoftë i përhershëm kujtimi ynë për Jusufin, Kadrinë dhe Bardhoshin !

Hafiz Gagica, Shtutgart, 17. 01. 2017

16113930_10211743630810148_1860280797370770447_n