[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja si e akuzonte Ymer Ymeri Hashim Thaçin për vrasjen e vëllait të tij



Ymer Ymer dikur hedhte akuza të rënda ndaj presidentit Hashim Thaci, për të cilin deklaronte se ai e di kush ia ka vrarë vëllain, Haki Imerin.

“Kur jam burgose unë Hashim Thaçi u kanë drejtor i përgjithshëm i UÇK-së, kur mu ka vra vllau u kanë kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Ministër i Rendit u kanë Rexhep Selimi. Mos të thuhet që qita dy persona nuk e dinë kush e ka vra Haki Ymerin”, deklaronte ai.

Tani Ymer Ymeri, ka ndërruar “qasje” në rrugën e tij për zbardhjen e vrasjës së vëllait të tij.

Për “bashkëpunimin” e tij që po e bën së fundmi me presidentin Thaçi lidhur me vrasjrn e Haki Imerit, është kunder djali i të ndjerit Hakiut, Kastriot Ymeri.

Ai ka thënë se “nuk e do drejtesinë kanunore” duke iu referuar raportimeve se Thaçi ështe i gatshëm “t’i bëjë be familjes Imeri” se nuk e di kush ua ka vrarë djalin.