Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot realizoi takim me ambasadorin, Smauel Zhbogar, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.
“Në takim u bisedua për gjendjen aktuale politike në vend”, kumtoi Kabineti i presidentit.
Ambasadori Zhbogar, siq qëndron, i ka transmetuar qëndrimet e BE-së lidhur me këtë çështje.
Presidenti Ivanov i theksoi ambasadorit Zhbogar se pas marrjes së njoftimit zyrtar nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë se nuk është parashtruar program dhe propozim për përbërje të Qeverisë së re, do të fillojë konsultimet me institucionet kompetente dhe partitë politike.