Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje pësoi disfatë në zgjedhjet e raundit të dytë që u mbajtën para tri ditës në Komunën e Prizrenit.
Ai u mposht nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, i cili së shpejti pritet të marrë drejtimin e Komunës së Prizrenit për një mandat katër-vjeçar, shkruan lajmi.net.
Në anën tjetër, Haskuka si duket ka marrë më shumë vota se Totaj nga votat e diasporës.
Sipas rezultateve nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, Haskuka ka marrë 68 vota nga diaspora, ndërsa Totaj 53. /Botapress.info/