[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja sa tona miell, sa kg sheqer e sa litra vaj ka shpenzuar Ramush Haradinaj gjatë pushimeve në Zvicër?



 

Me 7 mijë euro të shpenzimeve të pushimit një javor të kryeministrit Haradinaj në Zvicër mund të bleheshin për familjet skamonore, 4 tona e 827 kliogram miell, ose 2.928 kilogram sheqer ose 7.865 litra vaj.

 

 

Kryeministri Ramush Haradinaj u arsyetua para medieve se gjatë qëndrimit të tij një javor në Zvicër kishte shpenzuar vetëm 7 mijë euro dhe se këto para ishin të buxhetit të tij familjar e jo të Qeverisë së Kosovës, shkruan Botapress.

Taman puna sikur një kryeministër i vendit t’i kalonte pushimet dimërore me familjen e tij me buxhetin e shtetit të Kosovës. Ky do të ishte skandali i vitit.

Por edhe nëse Haradinaj ka shpenzuar vetëm 7 mijë euro nga buxheti i tij personal, sipas një llogarie që ka bërë Botapress, me 7 mijë euro të shpenzimeve të pushimit një javor të kryeministrit Haradinaj në Zvicër mund të bleheshin për familjet skamonore, 4 tona e 827 kliogram miell, ose 2.928 kilogram sheqer ose 7.865 litra vaj.

Me këto sasi të miellit, sheqerit apo vajit do të mund të kalonin dimrin mbi 50 familje skamonore të vendit tonë.