[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja Sa para Turqia i dhuron Armatës së Maqedonisë



Pajijsa do t’u shpërndahet njësive të ARM-së në pajtim me nevojat dhe siç theksoi në fjalim, ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, do të japë kontribut të rëndësishëm në pajisimin dhe modernizimin intendant të ARM-së.
Donacion turk për ARM-në, uniformë e maskuar dhe çizme në vlerë prej dy milionë dollarë amerikanë.

Në Ministrinë e Mbrojtjes sot u krye pranim-dorëzimi i uniformës së re të maskuar ushtarake dhe nga 5.000 çizme dimërore dhe verore për ARM-në, donacion turk në vlerë prej dy milionë dollarësh amerikanë, me cilësi të lartë dhe në pajtueshmëri të plotë me standardet e NATO-s.

Pajijsa do t’u shpërndahet njësive të ARM-së në pajtim me nevojat dhe siç theksoi në fjalim, ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, do të japë kontribut të rëndësishëm në pajisimin dhe modernizimin intendant të ARM-së.

Donacioni, sipas Jolevskit është edhe një konfirmim i miqësisë tradicionale dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Turqinë, e cila si anëtare e respektuar e NATO-s jep mbështetje për Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm në Aleancë.

“Duke filluar nga viti 1996, më shumë se 700 pjesëtarë të ARM-së dhe të MM-së kanë privilegj që të shkollohen dhe trajnohen në qendrat prestigjioze ushtarake për trajnim në Republikën e Turqisë dhe të marrin njohuri dhe aftësi nga shkalla e lartë”, tha ministri Jolevski, duke shtuar se miqësia e formuar midis dy vendeve është shembull për atë se si duhet të bashkëpunohet në rajon dhe më gjerë.

Sipas ambasadorit të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë, Omur Sholendil, marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes janë ndër më të përparuarat në kuadër të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve. Gjithsej deri sot janë nënshkruar 28 marrëveshje për ndihmë ushtarake-financiare, ndërsa bashkëpunimi është fokusuar në trajnimin dhe sigurimin e mbështetjes logjistike ndaj ARM-së. Ndihma në trajnim, theksoi, realizohet në kuadër të Marrëveshjes së nënshkruar për trajnim ushtarak dhe bashkëpunim nga viti 1994.

“Republika e Turqisë me bindjen e saj se Republika e Maqedonisë në zemër të Ballkanit paraqet vbedn kyç për paqen dhe prosperitetin e rajonit, fuqishëm e mbështet integritetin territorial dhe bashkimin politik dhe gjithnjë e më shumë në çdo platformë e forcon mbështetjen ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në strukturat euroatlantike”, theksoi ambasadori Sholendil.

Ai përkujtoi se nga viti 1998 e deri më tani, më shumë se 100 pjesëtarë të ARM-së janë trajnuar në Akademinë ushtarake dhe Shkollën ushtarake GATA dhe shkolla të tjera sipas gjinive.