[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja sa duhet të presin bashkatdhetarët për të kaluar në të gjitha pikat kufitare! (FOTO)



Botapress, 6 Janar

Bashkatdhetarët që po kthehen në vendet e ndryshme evropiane, nga Kosova vazhdojnë të presin gjatë në pikën kufitare në Mërdare.

Nga Policia e Kosovës bëjnë apel që të përdoren edhe pikat tjera kufitare.

Daut Hoxha nga Policia e Kosovës, ka kërkuar nga bashkatdhetarët tanë, që të përdoren pika të tjera për të i’u shmangur pritjeve të gjata dhe kolonave të krijuara atje.

Hoxha po ashtu tha se për shkak të reshjeve të borës po ka vështirësi në qarkullim por që rrugët janë të kalueshme.

Nga  Ministria e Punëve të Brendshme kemi marrë edhe listën e pikave kufitare dhe kohën se sa gjatë duhet të presin qytetarët në të gjitha pikat kufitare.