[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja sa do të jetë sasia e reshjeve të borës gjatë vikendit në Kosovë (Grafikoni)



Parashikimi i motit për vikend ditë nga IHMK

 

  Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobeta të borës. Gjatë natës presioni atmosferik do  të rritet duke krijuar kushte për nderprerjen e reshjeve, por që në viset malore reshjet do te vazhdojne edhe gjatë natës dhe ne pjesen e pare të ditës së shtune.Temperaturat minimale gjatë vikendit parashihen të zbresin deri -19 gradë Celsius, kurse maksimalet e dites parashihen të rriten deri -7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me shpejtesi mbi 12m/s.

Reshjet e borës të regjistruara në orën 14:00 në territorin e Republikës së Kosovës janë :

 

-Prishtinë 35 cm

-Podujevë 36 cm

-Pejë 11 cm

-Malishevë 19 cm

-Gjakovë 25 cm

-Budakovë 75 cm

-Kotlinë (Kaçanik) 57 cm dhe

 -Gadime (Lipjan) 65 cm.