Është larguar nga Kosova si shumë të rinj shqiptarë të tjerë në vitet 80-ta. Arsyeja dhuna sistematike serbe ndaj popullit shqiptar,ne vecanti ndaj rinisë shqiptare.
Por atje nuk ka bërë sehir. Hafiz Gagica është aktivizuar në organizatat shqiptare që vepronin në Gjermani, në Shtutgart me rrethinë dhe vihet në kontakt me vëllezërit Gërvalla, Jusufin e Bardhoshin dhe Kadri Zekën, shkruan Botapress.
Pothuaja të gjitha aktivitetet e shqiptarëve në Gjermani dhe në diasporë kundër regjimit serb, protesta, demonstrata, letra informuese për kancelaritë evropiane, takime me liderë politikë gjermanë e evropainë, mbajnë “vulën”e Hafiz Gagicës.
Me formimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hafiz Gagica do të bëhet i pari prej të parëve jo vetëm në Gjermani por në gjithë Evropën. Do të zgjidhet jo vetëm kryetar i Degës së LDK-së për Gjermani por edhe kryetar i Kolegjiumit të Degëve për Diasporë dhe Amerikë. Në aktivitetin e tij në krye të LDK-së Hafiz Gagica do të jetë edhe krah i luftës për liri dhe pavarësi. Do të ndihmojë Sali Cekajn me shokë në frontin e luftës në Koshare.
Shumë kush e ka quajtur “Ibrahim Rugova i diasporës”.
Hafiz Gagica ka qenë, në fakt dora e djathtë e Ibrahim Rugovës në të gjitha aktivitetet politike e diplomatike në Gjermani, në diasporë dhe në Amerikë. Gagica në fakt ka qenë njeriu më i besueshëm i presidentit Ibrahim Rugova në diasporë.
Pas përfundimit të luftës dhe tërheqjes së tij nga aktiviteti politik në radhët e LDK-së, kjo parti do të pësojë “fiasko” jo vetëm në strukturë e organizim por edhe në kontribute elektorale. LDK, as sot e kësaj ditë nuk është më “hambari i votave” për LDK-në dhe kjo për faktin se hafiz Gagica nuk është më në krye të LDK-së në Gjermani dhe në Diasporë.
Gjatë rrugëtimit të tij të pasluftës ka bërë disa “lëvizje taktike” politike, duke u rreshtuar njëherë pas LDD-së dhe Nexhat Dacit dhe së fundi edhe pas Listës “Guxo” të Vjosa Osmanit, por këto lëvizje Hafiz Gagica i ka bërë jo për karrierë dhe përfitime personale por në radhë të parë, për shkak të natyrës dhe shpirtit të tij luftarak, impulsiv deri në ekstremitet.
Hafiz Gagicës nuk rrijën për shtati “kostumet politike” që ia qep dikush tjetër. Ai ka “modelin” e tij politik ndaj nuk pajtohet me gjithëcka. Mu për këtë, Gagica ka qenë kundërshtar i madh i ish-kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, edhe pse ka garuar në listën e LDK-së për deputet në kohën sa Mustafa ishte në krye të LDK-së.
Hafiz Gagica është pjesë e historisë së zhvillimeve të mëdha për Liri, Demokraci e Pavarësi të Republikës së Kosovës.
Hafiz Gagcica e meriton të jetë pjesë e diplomacisë së Republikës së Kosovës.
Hafiz Gagcia e meriton të jetë Ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani.