• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ja për çka akuzohet Kadri Veseli nga Prokuroria e Speciales?

nga Bota Press
19 Qershor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Botapress, 19 Qershor: Prokurori i Specializuar, Jack Smith, sërish ka kërkuar që ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli t’i vazhdohet paraburgimi, në një parashtresë prej 12 faqesh që e ka dërguar në Zyrën e Gjykatësit Paraprak.

Mbrojtja e Veselit ka kërkuar lirimin e tij me kusht, ndërsa lënda pritet të trajtohet në vijim nga Gjykatësi Paraprak, ndërsa në rast të refuzimit kërkesa shqyrtohet edhe nga një panel i Gjykatës së Apelit në Gjykatën Speciale në Hagë, për ta marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

Sidoqoftë, Prokurori Smith për herë të parë ka pranuar se ndaj Kadri Veselit nuk ka akuza që e lidhin atë drejtpërdrejt me krime.

Ai e pohon këtë në pikën 11 të kësaj parashtrese.

“Parashtresat e Veselit janë paramenduar gjithashtu në një portretizim të deformuar të çështjes së ZPS-së. Veseli nuk akuzohet për kryerjen e krimeve si autor i drejtpërdrejtë”, thuhet në parashtresën e Prokurorit Smith.

Akuzat ndaj Veselit lidhen me pozicionin e tij udhëheqës gjatë kohës së luftës dhe Prokurori Smith përsërit pretendimet e tij që tashmë janë thënë në aktakuzën e krerëve të UÇK-së për ndërmarrjen e përbashkët kriminale.

Avokati i Veselit, Ben Emmerson, disa herë ka shprehur habinë e tij me zvarritjen që Prokuroria po ia bën çështjes, duke thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të provave që ka në dispozicion, në asnjë rast nuk e akuzon Kadri Veselin për kryerjen e ndonjë krimi.

“Në rastin e z. Veseli, nga dëshmitë e dorëzuara deri më tash, nuk ka qoftë edhe një pretendim se ai ka kryer ndonjë krim”, ka thënë Emmerson.

Tags: HagaKadri VeseliSpecialja

Të ngjashme

Aktuale

Ngjarje e rëndë: Humb jetën një 39-vjeçar në Gjilan

nga Bota Press
9 Gusht, 2022
Aktuale

Sa shpenzuan ministri Latifi me stafin e tij për gjashtë muaj

nga Bota Press
9 Gusht, 2022
Aktuale

Stoltenberg për situatën në veri: KFOR’i po monitoron situatën nga afër, të gatshëm të ndërhyjmë

nga Bota Press
9 Gusht, 2022
Aktuale

Deçan: 16-vjeçari del para shtëpisë, shoku i klasës e ther…

nga Bota Press
9 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Ministria e Mbrojtjes: Ushtria është e gatshme ta mbroj çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës
  • “Keni me m’pa”, Shemi i Ilirëve thotë se do të niset për në Sunny Hill, në Shqipëri
  • Rrëfimi prekës i djalit të dëshmorit për babanë e tij Xhavit Kozhani
  • Gjeli “torturon” çiftin e moshuar, pronari përfundon në gjykatë
  • Derisa importi i mallrave serbe po shënon rekorde, Sami Kurteshi i vetëm i rikthehet sloganit të harruar nga VV-ja “Duaje Tënden”

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.