Është publikuar fotografia e momentit kur Ramush Haradinaj i shoqëruar nga policia franceze, është paraqitur në Gjykatën e Apelit të qytetit të Colmar në Francë.
Gjykata franceze pritet të marrë një vendim për Haradinajn, pas arrestimit të tij në Aeroportin e Bazelit, bazuar në një fletëarrest të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Beogradit. Haradinaj është ballafaquar me një situatë të tillë gjatë vitit 2015 në Slloveni por ishte liruar.