[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja kush mund të zgjidhet shefe e shërbimit të inteligjencës (Video)



Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, kryeredaktorja e gazetës ‘Zëri’, Arbana Xharra, ka folur për kandidatët e mundshëm për emërim në pozitën e shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Xharra ka treguar për kandidatët potencialë për postin e drejtorit të AKI’së, që sipas një shkrimi në gazetën ‘Zëri’ janë ish – Presidentja Atifete Jahjaga, ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, dhe Fisnik Rexhepi, ish – këshilltari i ish – kryeministrit, Bajram Rexhepi.

Më tej, gazetarja ka folur se cili nga këta emra ka më shumë mundësi të emërimit në postin e shefit të AKI’së.

Për më shumë detaje, dëgjojeni opinionin e plotë të gazetares: