Botapress, 5 Dhjetor – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se në javën e dytë të dhjetorit mund të ketë një takim në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
“Vetëm vlerësimi se duhet të mbahet një takim i tillë ose jo i përket ndërmjetësuesit, lehtësuesit, siç e quajnë ata veten, përkatësisht zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe emisarit të tij (Mirosllav) Lajçak. Janë ata të cilët e vlerësojnë nëse do të na i dërgojnë ftesat ose jo, e jo çfarëdo kushtëzimi i palës tjetër”, tha Kurti.