Edhe pse Real Madrid nuk është duke kaluar në formën më të mirë të mundshme, sonte do mundohet që të japë gjithçka për të fituar ndeshjen ndaj Bluve të Londrës, raporton lajmi.net.
Në anën tjetër, skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel nuk ka asnjë humbje në Ligën e Kampionëve dhe po kërkon kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve për të dytën herë radhazi si trajner.
Formacionet zyrtare:
REAL MADRID: Courtois; Carvajal, Varane, Militao, Nacho, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modric; Benzema, Vinicius
CHELSEA: Mendy; Christensen, Thiago Silva, Rüdiger; Azpilicueta, Kanté, Jorginho, Chilwell; Pulisic, Werner, Mount.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Alfredo di Stefano”, derisa pas një jave më 5 maj në Stamford Bridge.