[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja formacionet zyrtare: Real Madrid – Barcelona (Foto)



 

 

Janë publikuar formacionet zyrtare për “El Clasico”

Real Madrid dhe Barcelona do të përballen në “Santiago Bernabeu” nga ora 20:45.

 

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 33’të në La Liga, shkruan Gazeta Express.

 

“El Clasico” e sotme është më e veçanet se kurrë më parë, për shkak të pozicionimit të klubeve në renditjen e La Ligas.

 

Reali gjendet tre pikë para Barcelonës dhe me një fitore sonte, diferenca do të shkonte në gjashtë pikë si dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, çka do të thotë se madrilenët do t’ju ofroheshin edhe më shumë titullit, përcjell Gazeta Express.

 

Në anën tjetër, nëse Barcelona arrin të triumfojë, do të barazonte me pikë Real Madridin dhe gara për titull të kampionit do të hapej seriozisht, pavarësisht se “Los Blancos” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar,

 

Dyja skuadrat gjithmonë kanë dhuruar spektakël, qoftë në “Camp Nou” apo në “Santiago Bernabeu”.

 

Një gjë të tillë pritet ta bëjnë edhe sonte, që është raportuar se kjo “El Clasico” do të thyejë rekord sa i përket shikueshmërisë.

 

Kjo do të jetë një tjetër betejë mes Leo Messit e Cristiano Ronaldos, dhe padyshim se vëmendja do të jetë edhe te ata, që konsiderohen më të mirët në histori të këtij sporti, të cilët mbajnë mbi supe nëntë “Topa të Artë”