[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja çka thotë Halil Matoshi për Linda Morinën?



E ashtuquajtura Linda Morina eshte bere “personazh” i debateve mediale jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Kosove. Ajo po deperton ne opinionin tone ne format dhe menyrat me te vrazhda te nje akulture sa perfide aq edhe poshteruese.

Me Linda Morinen eshte marre edhe Halil Matoshi:

 

Linda asht misherim i tragjedise sone – padijes dhe zvetenimit

Shfaqja e Lindes ne Xing-Xing te Mamaqi pos anes transaparente te supremacise vs inferioritetit kulturore Kosove – Shqipni, shpreh tragjiken tone te perbashket. Semundjen e metaforizueme. Linda Morina është VETJA jonë e defigurueme nga VETJA jonë, në kohë shterpësie e boshllëku, për me u ndie ne komod.
Kur e shohim dhe e dëgjojmë Lindën, ne ndihemi se jemi OK, normal, e në thelb ajo është vetëm manifestim transaparent i sëmundjes, vdirjes, zvetënmit dhe akulturimit tonë…
Ne kërkojmë vetjet tona të sëmura sepse ato zbulojnë deskriptin e historive personale dhe ego-ve, percepcioneve të botës perifere me gjuhë trivialiteti, që thjeshtë, neve na e bëjnë jetën të durueshme, duke na e krijuar idenë se jemi mirë dhe normalë. (…)
Njjë vajzë province duke qenë nxënëse e zellshme e shkollës mediatike kosovare trushpërlarëse, e quajtur Linda Morina, më mirë se askush tjetër ka përçuar në publkik idenë se çfarë nuk duam të jemi e në realitet jemi.
Të hallakatur, të çakërdisur, të kietscheruar (Linda ka parë “idolet’ e saj shumë përpara se ta bëjë vet, se flamuri shqiptar mund të përdoret vend Bruss-halterave), deri në shkallën e kietscherimit të nacionalizmit siç thoshte Danilo Kiš.