[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja çka thotë Halil Matoshi për Agollin: Iku njeriu qe ia zbukuronte fytyren tiranisë shqiptare!



Dritero Agolli për neokomunistat (që rëndom kanë lexu pak e ligsht) âsht mag i poezisë e për të vuejtunit qe u ka blue ashtin diktatura âsht “Goebels shqiptar”!

Kam lexue krejt cka ai ka shkrue!
Prej “Komisari Memo” roman, 1969 i bâmë film nga Kinsodtudio “Shqiperia e re” me titullin “I teti ne bronz” (dhe si “vepër” kinematografike i ka shkaktue vuejtje t’mdhjaja nji familje t’nderueme n’Toskni); prej poemës revolucionare që i fryëzonte masat e studentave në Prishtinë me 1981 – “Nënë Shqipëri” – (t’lexume si fillorist) e deri te përmbledhjet me lirika “Lypësi i kohës”, “I përndjekuri i dashurisë”, poezi – 2013,
qe për mue mbetën dy librat poetik ma të mirë të tij.
Viktimat le të vazhdojnë te kërkojnë drejtësi – jam me ta – kurse glorifikuesit le ta rilexojnë dhe ta zbulojnë se ku fshihet “Mag-u” e poeti i madh, të cilin asht zor me e gjetë…
Qyshdoqoftë preferoj makismën: “Cezarit cka asht e tij…”
Agolli ka disa lirika t’bukura.
Ai ishte oborrtar padyshim – por i nji lloji të vecantë – ia zbukuronte fytyrën regjimit diktatorial – që të mos dokej aq vrastar sa ishte në realitet…
Dhe nashta për këtë, ai e ka ba nji punë t’mirë!
Asht përpjekë me e bâ jetën ma t’hareshme e atdheun e shqiptarëve ma t’jetueshëm – përmes vargut – thjesht poezinë (letërsinë) e ka përdor jo si krijim universesh të reja, por me ja harrnue ftyren e egërsueme njatij universit shqiptar te defiguruem e te dehumanizuem…

E paçtë let’ në botën e hiçit!

P.S.

Fotografia e parë dhe e fundit me Dritëro Agollin, Kosovë, 2001