Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka theksuar se shpreson që takimi i sotëm mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq të jetë i frytshëm.
Borrell para takimit me dy liderët ka thënë se takimi i kaluar nuk ishte i frytshëm.“Sot do të jem nikoqir i takimit të dytë të nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është takimi i dytë qysh prej zgjedhjes së Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës.
Takimi i parë nuk ishte shumë i frytshëm, të shpresojmë se sot do të jetë takim me më shumë rezultate”, ka thënë ai./Botapress/