[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja çka pret Vuçiqi para takimit në Bruksel?



Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot kur pritet raundi i radhës së bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, ka thënë se pret përparim në këtë drejtim.

Ai është shprehur i bindur se rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit do të bëhet në mënyrë të matur dhe do të punohet për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.

Vuçiq tha para gazetarëve se beson që edhe pala kosovare do të jetë e gatshme që të dialogojnë në mënyrë që të ruhet paqja.

Tutje Vuçiq njoftoi se Serbia do të vazhdojë të ketë një qasje të mirë dhe njerëzore ndaj emigrantëve dhe nuk do të ngrejë mure. Ai tutje ka demantuar parashikimet se viti 2017 do të jetë vit i trazirave të tmerrshme politike në Serbi, duke thënë se nuk e sheh një të ardhme të tillë.