[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja çka ndodhi me avionin e Obamës ditën kur u largua nga Shtëpia e Bardhë (VIDEO)



Ditën që Obama u largua nga Shtëpia e Bardhë, përjetoi një situatë të vështirë me aeroplanin në të cilin udhëtonte familja e tij, për faktin se, aeroplani presidencial në të cilin ai gjendej, pati probleme për të aterruar, por që më në fund ia arriti të bënte një gjë të tillë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, ish-presidenti amerikan së bashku me gruan e tij, Michelle, vajzat Malija dhe Natasha, fluturuan për pushime drejt Palm Springs, por në Kaliforni mbizotëronte një mot i vështirë, dhe shiu e mjegulla kishin zvogëluar dukshmërinë në disa dhjetëra metra.

Kjo bëri që aeroplani në të cilin ata gjendeshin të detyrohej të qëndronte mbi aeroportin Palm Springs rreth 40 minuta.

Piloti u përpoq tri herë të ulej në pistë, por pa sukses.

Tensioni në mesin e udhëtarëve u rrit, dhe piloti, pas konsultimit me Obaman, vendosi që të devijonte për uljen e avionit në një bazë ushtarake aty pranë.

Kështu, aeroplani ku gjendej Obama fluturoi për në Kaliforni, rreth 100 milje më tej nga ku ishte planifikuar, për t’u ulur në një bazë ushtarake në Riverside.