[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja cili do të jetë moti gjatë vikendit në vendin tonë?



 

            Parashikimi i motit për vikend nga IHMK

 

Do të mbajë mot me diell dhe vranesira të shpërndara.Nëpër ultësira do të ketë kushte për mjegull e cila vende-vende mund të jetë e dendur. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -16C deri -10C Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 C Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja e leht deri mesatare.

Trashësia mesatare e borës në viset e ulëta u regjistrua nga 35-40 cm, kurse në viset malore nga 80-120 cm.