[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja agjenda e ceremonisë së inaugurimit të presidentit Donald Trump  



Sot do të mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së presidentit të SHBA-ve. Presidentit Obama do t’ia dorëzojë “qelësat” e Shtëpisë së Bardhë presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për këtë ceremoni që do të jetë ngjarja më e rëndësishme në rruzullin tokësorë.

Kjo do të jetë agjenda e kësaj ceremonia sipas kohës amerikane.

Botapress do të transmetojë LIVE ceremonine e inaugurimit presidencia;

 

KLIKO KETU PER LIVE  

 

 

Ora 08:30 ET (14,30 koha evropiane): Trump do të marrë pjesë në një shërbim kishtar me familjen e tij. Zëvendës Presidenti i zgjedhur Mike Pence dhe familja e tij do të bashkohet me familjen e tij së ashku me anëtarët e tjerë të familjes dhe miqtë.

09:30 ET: ( 15.30h Trump do të marrë pjesë në një pritje (ndejë qaji) në Shtëpinë e Bardhë të organizuar nga Presidenti Barak Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama. Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm familjet e të dy presidentëve.

10:30 ET: (16.30h ) Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe familja e tij do të udhëtojnë për në Kapitol Hill për të dhënë betimin presidencial

Rreth mesditës (pas orës 17.30 h):. Presidenti Trump dhe zëvendëspresidenti Pence do të bëjnë betimin para anëtarë të Kongresit amerikan, të pranishëm do të jenë edhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të SHBA.

Me pas në përfundim të ceremonisë presidenti Trump dhe Vice-President Pence do t’u japin lamtumirën Obamës dhe Biden-it