[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ivanka Trump po ia sheh shumë sherrin babait (Foto)



Teksa veprimet e presidentit Donald Trump po vazhdojnë të nxisin protesta në mbarë vendin, vajza e tij, Ivanka, është vënë në shënjestër të aktivistëve që po i nxisin njerëzit të bojkotojnë dyqanet që i shesin produktet e saj.

Një mori kompanish kanë larguar nga dyqanet e tyre produktet nga linja e modës e Ivanka Trumpit, që kur ka nisur lëvizja bojkotuese anti-Trump në rrjetet sociale në tetor.

Të mërkurën, presidenti Donald Trump është marrë personalisht me këtë çështje, duke thënë se vajza e tij nuk po trajtohet aspak drejt.

Kjo është lista e plotë e kompanive që kanë larguar nga dyqanet e tyre produktet e Ivanka Trump: Nordstrom, Neiman Marcus, Shoes.com, Belk, Jet, ShopStyle dhe Gilt.