Ivanka Trump, vajza e parë e presidentit të SHBA-së ka festuar dhe mirëpritur me shumë emocion inaugurimin e babait të saj Donald Trump ceremoni kjo e cila u mbajt vetëm një ditë më parë në Washington.
Por ajo së fundi për të dëshmuar gjithë lumturinë e saj për një reformim të tillë, ndau një fotografi të ëmbël të familjes së saj që gjendeshin në rrugën e tyre të paradës së inaugurimit, njofton Klan Kosova.
35 vjeçarja u pa e buzëqeshur nën shoqërinë e burrit të saj Jared Kushner dhe dy fëmijëve të saj të mëdhenj Arabella dhe Jozef të cilët ishin të ulur në një limuzinë luksoze.
Por fotografitë e mëposhtme tregojnë më së miri momente të mrekullueshme të Ivankas bashkë me familjen e saj të gjerë teksa i gëzoheshin inaugurimit të babait të tyre Donald Trump për President të SHBA-së.