Botapress, 4 Maj – Zëvendëskryeministrja e ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla po përballet me kritika dhe reagime politike e mediale për deklarimet e saja të para disa viteve për themelimin e Gjykatës Speciale dhe për cilësimin e Rexhep Selimit si kupolë e krimit, shkruan Botapress.
Donika Gërvalla kishte deklaruar se do t’i ndihmonte me materiale Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale dhe do të bashkëpunonte me ata për zbardhjen e krimeve të luftës e të pasluftës në Kosovë.
Ndaj këtyre reagimeve politike e mediale ka shkruar në një postim të saj në Facebook se “…Dje, sot por edhe nesër! Asnjeherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit.
Kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë. Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh” ka shkruar Gërvalla në postimin e saj në rrjetin social Facebook, përcjellë Botapress.
Por ajo që ka rënë në sy këto ditë në gjithë këto zëra kundër ministres Gërvalla dhe zërave madje edhe për shkarkim të saj nga posti ministror, është heshtja e kryeministrit Albin Kurti.
Heshtja e Kryeministrit Kurti lë shumë për të komentuar për pozicionim e tij qoftë përballë deklarimeve të ministres Gërvalla por qoftë edhe për dhënien e sigurisë nga Qeveria për lirimin me kusht të të akuzuarve nga Specialja që po mbahen në Hagë.
Kujtojmë se në Hagë po mbahet edhe Rexhep Selimi ish-shëfi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.
Heshtja e Kryeministrit Albin Kurti me këtë rast është hestje që flet vet, shkruan Botapress.