Policia Financiare Italiane ka bërë të ditur se ka sekuestruar vila, shtëpi dhe jahte ruse në vlerë 140 milionë euro.
Ngrirja e aseteve kundër oligarkëve rusë u ekzekutua nga Polica Financiar e në bashkëpunim me Policinë Ekonomike dhe Departamentin Operacional Aeronaval të Xhenovas, shkruan CNN.
Çfarë po ndodhë, çfarë ishte ajo që goditi Belgordin e Rusisë?
Urdhrat e ngrirjes u ekzekutuan kundër personave të mëposhtëm:Alexey Alexandrovits Mordaschov: jahti Lady M, i vendosur në portin e Imperia, me vlerë rreth 65 milionë euro (rreth 71 milionë dollarë)
Gennady Nikolayevich Timchenko: jahti Lena, i vendosur në portin e San Remos, me vlerë rreth 50 milionë euro (rreth 55 milionë dollarë)
Alisher Usmanov: përmbledhje e pasurive të paluajtshme e vendosur në Golfo del Pevero në Arzachena, me vlerë rreth 17 milionë euro (rreth 18 milionë dollarë)
Vladimir Roudolfovich Soloviev: prona të vendosura në provincën e Komos me vlerë rreth 8 milionë euro (rreth 8.7 milionë dollarë)
Oleg Savchenko: vilë e shekullit të shtatëmbëdhjetë e quajtur “Villa Lazzareschi” e vendosur në provincën e Lucca, me vlerë rreth 3 milion euro (rreth 3.3 milion dollarë)
Këto masa kufizuese vijnë pasi Këshilli i BE-së vendosi sanksione ndaj disa personave dhe subjekteve për agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës./Botapress.info/