Shefi për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi, ka thënë se nuk janë 40 flutarake që janë blerë nga SHBA-ja, por janë katër të tilla.
“Sot u befasuam me informacionin që është shpërndarë në disa prej mediave tona, pavarësisht është informacion jo i saktë, në numrin e dronëve të cekur prej 40 copë, fjala është për projektin e blerjes së katër dronë të propozuar nga ministri Mehaj dhe miratuar nga ana e qeverisë qysh para shtatë muajve”, ka thënë Isufi.