[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Islami: Pashë vuajtjet në një kamp të Francës ku jetojnë refugjatët tanë



Profesori universitar, njëkohësisht dhe njohës i çështjeve të sigurisë Avni Islami, gjatë një udhëtimi në Francë, ka vizituar kampin e refugjatëve në qytetin Metzi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar edhe për vuajtjet e refugjatëve shqiptarë aty.

 

“Gjatë bisedave që pata me ta e që nuk deshën t’u përmendet emri, më thanë se dy muaj kanë fjetur nën ura ose në korridore të ndërtesave e tash i kanë sjell këtu. Ata ndiheshin të kënaqur tani, duke i parë me sytë e mi se në çfarë kushtesh të rënda jetonin nëpër tenda të vogla. Fotot e mëposhtme flasin vet për kushtet e tyre të jetesës këtu”, ka shkruar Islami..