Ishte nisur të takonte Joe Biden, avioni i presidentit polak përballet me të papriturën

Avioni me të cilin ishte duke udhëtuar presidenti i Polonisë Andrzej Duda, i cili ishte nisur të takonte homologun e tij amerikan Joe Biden, është kthyer pas dhe ka bërë ulje emergjente.

Ulja emergjente është bërë në Varshavë, sipas raportimit të agjencisë shtetërore polake të lajmeve PAP. Sipas Reuters që citon shefin e tij të shtabit, nuk kishte ndonjë rrezik për kreun e shtetit.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi gjithashtu uljen emergjente.

Biden tani do të ndryshojë orarin e tij këtë mëngjes, duke u takuar fillimisht me anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror dhe më pas duke marrë pjesë në ngjarje humanitare në Poloni, sipas reporterëve të grupit. Edhe Duda do të marrë pjesë nëse arrin në kohë.

Kujtojmë që pas ditës së dytë të Samitit që u zhvillua në Brukses, Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë sot drejt kufirit polako-ukrainas.

‘Air Force One’ do të zbarkojë në qytetin polak të Rzeszow, disa kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Gjatë vizitës së tij, Biden pritet të takohet me anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror të SHBA-së, pjesë e dislokimit të NATO-s në krahun e saj lindor.

ngjashme