Ish-ylli i Man.Utd që u bë prift, pasi u mërzit nga paratë dhe vëmendja e grave…

Phil Mulryne, dikur ishte një yll i së ardhmes së Manchester United, por tani ai është një prift katolik, pasi la futbollin dhe u mërzit nga paratë. Mulryne e filloi karrierën e tij te “Djajtë e Kuq” dhe përparoi në akademinë e klubit, por bëri vetëm një ndeshje në Premier League, përpara se të bashkohej me Norwich për një tarifë prej 500.000 £ në vitin 1999.

Ai u bë i preferuari i tifozëve në Norfolk, pasi ‘Kanarinat’ fituan promovimin përsëri në ligën e parë, duke bërë 161 ndeshje në ligë në ‘Carrow Road’. Pasi u largua nga Norwich për t’u bashkuar me Cardiffin në 2005, karriera e Mulryne filloi të përkeqësohej dhe ai kaloi në Leyton Orient dhe King’s Lynn Town, përpara se të tërhiqej nga futbolli në 2008. Ai gjithashtu u luajt 27 herë me kombëtaren e Irlandës së Veriut.

LEXO EDHE KETE

Basketbollisti humb jetën në moshën 33-vjeçare pas problemeve me zemër

Në moshën 31-vjeçare, Mulryne filloi formimin për priftërinë katolike, pasi u zhgënjye me përfitimet që vinin me lojën, si paratë dhe gratë. Ish-lojtari fitonte 600.000 £ në vit në kulmin e karrierës së tij, por në vend që t’i merrte të gjitha, Mulryne vendosi ta shikonte veten diku tjetër.

Ish-ylli i Man.Utd që u bë prift, pasi u mërzit nga paratë

Philip Mulryne luajti një ndeshje në Premier League për United në sezonin 1997/98

Duke folur për kalimin e tij në priftëri, Mulryne tha më parë për faqen zyrtare të Norwich: “Është e vështirë të përcaktosh një moment të veçantë. Unë do të thoja se filloi në vitin tim të fundit në Norwich, jo në mënyrë eksplicite dhe nuk po mendoja për të në atë kohë, por fillova të jem i pakënaqur me të gjithë stilin e jetës.

Unë kisha një jetë të mrekullueshme si futbollist dhe isha shumë i privilegjuar, por me të gjitha gjërat përreth kuptova se përfundimisht kishte një lloj zbrazëtie me të. Unë isha mjaft i tronditur, pse nuk isha i lumtur kur kisha gjithçka që duan meshkujt”?

Mulryne fillimisht kishte synuar të bëhej prift laik dhe kështu hyri në Seminarin e Shën Malachy në Belfast, ku studioi filozofi për dy vjet në Universitetin Queen’s Belfast. Pasi ndjeu një thirrje për një jetë fetare gjatë studimeve të tij, Mulryne që atëherë është shuguruar prift për Urdhrin Dominikan në vitin 2017.

Ish-ylli i Man.Utd që u bë prift, pasi u mërzit nga paratë

Mulryne u shugurua prift për Urdhrin Dominikan në 2017

Ai aktualisht mbikëqyr një kongregacion në Kishën Priore të Shën Marisë në Kork dhe tani mban titullin e Reverend At Philip Mulryne. Ai shtoi, ndërsa zbuloi më shumë detaje rreth ndryshimit të jetës së tij: “Thirrja ime për priftëri dhe jetën fetare erdhi më vonë. E ndjeva këtë dëshirë të fortë për këtë mënyrë jetese dhe mora guximin për ta eksploruar. Mora vendimin dhe tani kanë kaluar tetë vjet nga ajo kohë”.

ngjashme