[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ish ushtaraku zbulon ‘planin sekret’: Ja si do vritet Putini dhe lideri kinez



Shtetet e Bashkuara janë duke planifikuar një “goditje bërthamore parandaluese” në Kinë dhe Rusi që do të vriste udhëheqësit e këtyre shteteve, ka paralajmëruar një ish oficer ushtarak amerikan.

Kongresi amerikan raportohet se ka urdhëruar agjencitë e inteligjencës për të zbuluar shanset e “mbijetesës” së liderëve ruse dhe kinez në rast të një sulmi bërthamor.

Planet janë pjesë e një modeli ushtarak afatgjatë për të testuar reagimin e armiqve të mundshëm në qoftë se lufta bërthamore do të shpërthejë. Kjo është theksuar në një pjesë të Aktit Kombëtar të Autorizimit të Mbrojtjes të 2017-ës të SHBA-ve (NDAA).

loading…

Por, Todd Pierce, një ish Major i ushtrisë amerikane dhe historian, ka thënë për agjencinë ruse të lajmeve “Sputnik” se, kjo mund të jetë një goditje nukleare që po përgatit SHBA kundër dy superfuqive: Rusisë dhe Kinës.

Ndërkohë, ish-zyrtari i CIA-s Phil Giraldi ka hedhur poshtë pretendimet duke thënë se thjesht Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve po përgatitet për skenarët më të vështirë në Tokë.