sh shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj u paraqit në Gjykatën Speciale pasi u arrestua të enjten lidhur me një aktakuzë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Kur u pyet nëse dëshironte të deklarohej, ai pyeti nëse mund të konsultohej me avokatin.
“A mund të konsultohem me avokatin?”, pyeti Smakaj, dhe iu dha koha prej 10 minutash për ta bërë këtë.