• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ish-ministri Zemaj: Procesi i vaksinimit në Kosovë, dështim total i Qeverisë “Kurti”

nga Bota Press
20 Maj, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

E udhëhoqi Ministrinë e Shëndetësisë për më shumë se gjashtë mua. Por, sot ish-ministri Armend Zemaj, tani deputet i Kuvendit të Kosovës, dyshon se numri i rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarve me Covid-19 në vend nuk është real. Por, pavarësisht kësaj thotë se situata është relativisht e qetë.

 

Kjo situatë sipas tij po ndodhë për shkak të përkushtimit të qytetarëve.

Zemaj, në një intervistë për Front Online, deklaron se tani për tani ka shumë paqartësi në lakoren e infeksionit.

“Në këtë aspekt ka edhe shumë paqartësi në lakoren e infeksionit e cila tash pasqyrohet më mirë te them me një lloj mbyllje totale ndaj raporteve ditore që i jep vetëm deklarative IKSHP-ja, pa treguar se çfarë lloj testime janë duke u bërë, cili është mekanizmi përcjellës mbi qendrat rajonal të IKSHPK-s dhe QKMFT-te e angazhimi i tyre dhe mbi të gjitha laboratorët privatë në mënyra e raportimet të tyre për llojet e testeve qe realizohen brenda 24 orëve”, ka thënë Zemaj për Front Online.

Thotë se nëse numri i rasteve në të ardhmen do të rritet atëherë do të ketë problematika në ruajtjen e shëndetit publik.

“Dashtë Zoti që kjo situatë të jetë reale dhe të reflektojë mbi shifrat që proklamohen që të mos kemi ndonjë lëvizje eventuale në të ardhmen, me një ngritje të numrit të infeksionit, i cili do të sjellë problematika në ruajtjen e shëndetit dhe në dëmtimin e shëndetit publik”, është shprehur ish-ministri Zemaj.

E, sa i përket dyshimeve të tij për fshehje të numrit të të infektuarve, Zemaj deklaron se këto dyshime po ndodhin për shkak që nuk po tregohet lloji i testimeve që po bëhet.

“Nëse nuk ka kjo saktësi, atëherë ka fshehje. Jo në aspektin procedural, po në aspektin e transparencës së lakores së infeksionit. Ka disa pyetje që janë adresu nga kryetaret e komunave, të cilët janë edhe udhëheqës të shtabeve emergjente, që në aspektin konkret të identifikimit të rasteve të vdekjeve, sidomos ato post-Covid, por që akoma kanë kërkuar rast spitalor, duhet të qartësohet se a hyjnë në statistikat si humbje e jetës si pasojë e Covidit apo trajtohet vetëm pjesa e infeksionit që është pjesë dy javore”, ka deklaruar Zemaj.

Armend Zemaj: Grumbullimet për vaksinim mund të sjellin pasoja në infeksion

Dështim total e ka quajtur procesin e vaksinimit në aspektin teknik, ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

E, thotë këtë për shkak të pamjeve që janë parë në qendrat e vaksinimit, ku numër i madh i qytetarëve janë grumbulluar për t’u vaksinuar kundër Covid-19.

“Më vjen keq se në aspektin teknik është gati se një dështim total nga ajo që është parë, grumbullimi enorm, i pjesëtarëve të popullsisë, sidomos i pjesës së të moshuarve, thirrja e një numri të caktuar në moshë që në shifra, po e shohim pjesën mbi 65 vjeç, e që janë më shumë së 166 mijë sipas statistikave, ndërsa kemi pasur vetëm 38 mijë vaksina dhe thirrja ka qenë publike që të vaksinohen, ka pasur grumbullime, paqartësi. Ai grumbullim mund të sjell pasojë në infeksion. Pjesa e moshuar është më e atakuar dhe mund të përfundojnë me fatalitet”, ka thënë Zemaj, në një intervistë për FrontOnline.

Ai, e akuzon Qeverinë Kurti, duke thënë se që nga 15 prilli nuk kanë asnjë informatë rreth procesit të blerjes së vaksinave për qytetarët e Kosovës.

“Paqartësia me e madhe qëndron me kontratën e gatshme që është nga qeveria jonë dhe ka ardhë si konfirmim. Prej 15 prillit nuk kemi asnjë informacion se çka po ndodh me procesin e blerjes së vaksinave dhe atëherë i sigurojmë qytetarët e Kosovës se të gjithë sipas planit shtetëror të imunizimit mund të vaksinohen. Ajo që kemi pa është se nuk po respektohet plani i imunizimit sepse nuk ka funksionalizim të qendrave tjera që duhet të shpërndajnë vaksinën”, është shprehur Zemaj.

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një intervistë për FrontOnline, është shprehur skeptik që me këtë ritëm të vaksinimit të qytetarëve kundër Covid-19, deri në fund të vitit do të vaksinohen 60% e popullsisë.

“Këtë do ta dëshironim, por po hyjmë në muajin qershor me premtimin e 60 % të popullsisë apo qe i bjen më shumë se 1.1 milionë apo 1.2 milionë qytetarë që nënkupton dy doza të vaksinimit, sepse deri më tani po flasim për një doze që e kanë marrë qytetarët tanë. Dhe me këtë dinamik, nëse vazhdojmë kështu që çdo ditë të kemi 500 vaksina, atëherë ky proces do të jetë i stërzgjatur dhe në dëm të shëndetit publik”, ka deklaruar Zemaj për FrontOnline.

Sipas tij, nëse vazhdon situata e njëjtë atëherë Qeverisë duhet të thirret në përgjegjësi.

“Nuk duhet të vazhdojë ritmi në këtë formë, nëse kështu, atëherë duhet të thirret në përgjegjësi qeveria, të gjitha institucionet, të gjithë mekanizmat. Duhet të kemi bashkërendim edhe me partnerët ndërkombëtarë që të kërkojmë edhe ndihme sepse nuk mund të lejojmë një vaksinim minimal derisa shtetet tjera po imunizohen ose ta lëmë popullatën që të vetë imunizohen si të infektuar me pasoja të pa testuara dhe tek atëherë të presim të krijohet ajo që quhet imuniteti i tufës, por që mund të ketë pasoja fatale për humbjen e jetës së njerëzve”, është shprehur ai për Front Online.

Thotë se nëse do të vazhdonte të ishte ende ministër i Shëndetësisë, do të punonte përkushtimisht dhe profesionalisht në mënyrë që qytetarëve t’iu mundësohet sa më lehtë dhe në periudhë më të afërt marrja e vaksinës.

E, duke folur për këtë deklaron se Qeveria aktuale tani e ka shumë më të lehtë që të sigurojë vaksina.

“Mundësia tani është më e madhe sesa ne që kemi qenë në qeverisje, kjo nuk është për t’u arsyetuar por duke e pas për bazë se shumica e shteteve në BE dhe shteteve të bashkuara të Amerikës ose vendet siç janë më të zhvilluara tash pothuajse e kanë vaksinuar 60-70 përqind të popullatës së tyre atëherë mundësia që prodhuesit të ndajnë pjesën tjetër për vendet e vogla apo për vendet që nuk janë interes i tregut, është më e madhe, dhe kjo ndoshta është insistim dhe shpresë që të kemi numër sa më të lartë të vaksinave”, ka pohuar Zemaj, për FrontOnline.

I pyetur se a kanë kërkuar informata zyrtare nga ministri i tanishëm, Arben Vitia, Zemaj, thotë se që nga momenti ku ka dorëzuar e-mailat tek Vitia nuk ka pasur asnjë kontakt dhe nuk e dinë se çka ka ndodhur me procesin e blerjes së vaksinave.

“Absolutisht vetëm ato që kemi dëgjuar dhe ato deklarimet telegrafike të paqarta, konfuze, jemi informuar që ka ndërrim të komisioneve nuk kanë përgjegjësi në emër të qeverisë së Kosovës për me udhëheqë procesin e negocimit dhe këta janë disa faktorë që mendoj se mund ta kenë shtyrë procesin e blerjes së kontratës e cila atëherë e shtynë edhe procesin e ardhjes së vaksinave edhe nëse nënshkruhet kontrata”, ka deklaruar ish-ministri Zemaj.

Tags: Arben VitiaArmend Zemajvaksina

Të ngjashme

Kosovë

Cakërrimi i gotave me Haradinajn, Kurti: Mendoj se bëra mirë, aty është shkruar historia

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Kosovë

Aksident i rëndë mes dy veturave në Gllarevë: Lëndohen pesë persona

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Lajme

Mirena: Haradinaj mund të bëhet president i Kosovës

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Kosovë

Nuk i ka vizituar asnjëherë krerët e UÇK’së në Hagë- Kjo është arsyeja sipas Kurtit

nga Bota Press
29 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Cakërrimi i gotave me Haradinajn, Kurti: Mendoj se bëra mirë, aty është shkruar historia
  • Aksident i rëndë mes dy veturave në Gllarevë: Lëndohen pesë persona
  • Mirena: Haradinaj mund të bëhet president i Kosovës
  • Nuk i ka vizituar asnjëherë krerët e UÇK’së në Hagë- Kjo është arsyeja sipas Kurtit
  • Nxehet debati, Kurti pyetet edhe për Luiz Ejllin: Ndoshta është keq…

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.