• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ish-ministri Bajram Hasani rrëfen tmerrin e përjetuar në Tiranë: Ka mundur të na godasë vetura

nga Botapress.info
25 Prill, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Ish-ministri i Tregtisë në Qeverinë e Kosovës, Bajram Hasani, i ka shpëtuar mrekullisht një goditjeje të mundshme nga vetura që hyri me shpejtësi në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Hasani nga kryeqyteti shqiptar ka thënë për Gazetën se ishte shumë afër veturës e cila u ndalua nga qytetarët për të mos shkaktuar ndonjë tragjedi.

Hasani tha se pasi bashkë me gruan e tij kishin votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen atje, kishin vendosur të pinin kafe afër teatrit të Operas dhe Baletit, ku kishin qenë shumë afër në momentin që vetura rrezikoi jetën e të pranishmëve.

“Po, isha aty. Për besë nuk di. Ne ishim me bashkëshorten. Ishim me votu dhe u kthyem, hajt të afrohemi këtu te Opera ta pijmë nga një kafe, edhe veç hyri vetura qysh e patë. Ne ishim shumë afër. Ndoshta ishim më së afërmi prej të gjithë të tjerëve. Ka mundur të na godasë vetura”, tha Hasani

Ai tha se shqetësimi ishte i madh.

“Për fat të mirë intevenuan qytetarët dhe një djalë hyri për xhami dhe e ndaloi. Veç na shqetësoi shumë. Në mes të sheshit, ishte e papritur”, tha ai.

Për ngjarjen e pazakontë që ndodhi mesditën e sotme në sheshin Skëndërbej, ku një 32 vjeçar ka rrezikuar jetën e qindrave qytetarëve në shesh, Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje.

Policia ka thënë se Arben Mema fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët.

Ndër të tjera, Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

 

Tags: BajramHasani

Të ngjashme

Kulturë

Aktor i mbi 100 roleve dhe Mjeshtër i Madh, kush ishte Mirush Kabashi?

nga Bota Press
5 Dhjetor, 2023
Kosovë

Klienti i BKT-së deponon rreth 12 mijë euro të falsifikuara

nga Bota Press
5 Dhjetor, 2023
Ekskluzive

“U asfiksua, pastaj e qëlluan” – si u vra 14 vjeçarja nga Shkupi, gazetari zbulon detaje

nga Bota Press
5 Dhjetor, 2023
Kosovë

Udevalla është tronditur për Liridonën, kosovari që jeton atje: Suedia shumë shpejt i merr fëmijët e saj

nga Bota Press
5 Dhjetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Aktor i mbi 100 roleve dhe Mjeshtër i Madh, kush ishte Mirush Kabashi?
  • Kurti flet për rastin e Liridona Ademajt e 14 vjeçares në Shkup
  • Klienti i BKT-së deponon rreth 12 mijë euro të falsifikuara
  • Sa muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shengen?
  • “U asfiksua, pastaj e qëlluan” – si u vra 14 vjeçarja nga Shkupi, gazetari zbulon detaje

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.