[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ish-kryeministri i Belgjikës: Trump, Putin dhe ekstremizmi islamik e kërcënojnë seriozisht Evropën



Ish-kryeministri i Belgjikës, tash anëtar i Parlamentit Evropian dhe kryenegociatori i Bashkimit Evropian për “Brexit”, Guy Verhofstadt, ka thënë sot se presidenti amerikan, Donald Trump, përbën kërcënim serioz ndaj Evropës, për shkak se, siç thotë ai, Trump është duke punuar me grupet e ekstremit të djathtë për ta projektuar shpërbërjen e bllokut.

Guy ka thënë se sot BE-ja ka miq më pak se kurrë më parë në Shtetet e Bashkuara, transmeton Express.

Ai ka shtuar se Trump dhe këshilltarët e tij u janë bashkuar lëvizjeve të ekstremit të djathtë në Evropë për ta minuar BE-në.

Edhe vetë Trump pati folur në favor të këtij fakti duke thënë se edhe vendet tjera do të duan të largohen nga BE-ja pas Britanisë së Madhe.

“Trump është njëri nga tri kërcënimet me të cilat po përballet Evropa, bashkë me islamin e radikalizuar politik dhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin,” ka thënë Guy.

E për Putin-in, Guy ka thënë se është duke tentuar që ta minojë BE-në përmes sulmeve kibernetike dhe duke i financuar partitë politike anti-evropiane të ekstremit të djathtë, përfshirë dhe Partisë e Lirisë në Holandë dhe Fronit Kombëtar në Francë.