• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi, jep një version-shpifje për vrasjen e Ahmet Krasniqi

nga Bota Press
3 Dhjetor, 2022
në Ekskluzive, Lajme
ShareShareShare

 

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, Fatos Klosi, ka folur më gjerësisht për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit në shtatorin e vitit 1998 në Tiranë.

 

 

Ai u shpreh se nuk i vjen mirë për humbjen e Krasniqit, por që sipas tij nuk varej nga përpjekja e tyre për ta kuptuar se kush ishte vrasësi dhe dërguesi i vrasësit dhe që nuk e kishin menduar se Krasniqi rrezikohej në Shqipëri.

Duke qenë se Klosi atë kohë ishte në krye të Shërbimit Informativ, dha versionin më bindës për të, se pse u vra Ahmet Krasniqi.

“Në atë kohë nuk erdhëm në asnjë përfundim të saktë. Më vonë, unë kam dëgjuar versione që njëri ose tjetri më është dukur më bindës se sa ky apo ai version. Këtë version të vrasjes për shkak të profesionalizmit e hedh poshtë”, tha Klosi në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin” në Klan Kosova.

Klosi tha se si versionin më të afërt me arsyen e vrasjes së Ahmet Krasniqit e konsideron dekorimin e Tahir Zemajt pas betejës në Koshare.

“Qe një përgjigje e faktit që ai e dekoroi Tahir Zemajn pas një katastrofe në Koshare, ku televizioni serb atë ditë dhe të nesërmen deklaronte që ‘Ja një brigadë e UÇK-së…’, s’ishte e UÇK-së. Nuk ishte brigadë e UÇK-së. Ajo dorëzoi armët dhe serbët u mburrën fortë. Mbase kjo ka qenë një nga arsyet”, u shpreh Klosi.

Koloneli Ahmet Krasniqi është vrarë në natën e 21 shtatorit të vitit 1998 në Tiranë, dhe ende nuk është ndriçuar rasti i vrasjes së tij. Ai ishte ministër i Mbrojtjes në Qeverinë në ekzil të Bujar Bukoshit.

Deklaratën e tij mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm:

Tags: KLosi Ahmet Krasniqi

Të ngjashme

Kosovë

Serbia e ka njohur Kosovën me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit, thotë avokati serb

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Botë

Të paktën 2300 persona janë konfirmuar të vdekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Lajme

Luizi lë pas Donaldin, thyen rekordin e fundit të vendosur nga ai

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Lajme

Këngëtari iranian fiton çmimin Grammy nga burgu, shpërthen në lot

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Serbia e ka njohur Kosovën me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit, thotë avokati serb
  • Të paktën 2300 persona janë konfirmuar të vdekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri
  • Luizi lë pas Donaldin, thyen rekordin e fundit të vendosur nga ai
  • Vjen deklarata e papritur nga Kurti pas takimit me Lajcakun
  • Raportohet për një alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.