Ish-komandanti i Forcave Speciale dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Dritan Demiraj, me një postim në rrjetin social Facebook ka shpjeguar se si, dhe kush janë faktorët që do të mund të i shkaktojnë Rusisë disfatë, shkruan Gazeta Botapress.info
Demiraj thotë se nëse Kina e mbështet Rusinë në këtë luftë, andaj gjërat mund të ndryshojnë, por ai gjithashtu theksoi se shteti kinez është në presionin amerikan për të mos bërë një gjë të tillë.
“Sipas informacioneve të sigurta, Rusia për shkak të pamundësisë së vazhdimit me të njëjtin intensitet të ofensivës ushtarake, ka bërë kërkesë që Kina ta mbështesë me mjetet e mëposhtme ushtarake: Dronë ushtarakë sulmi, pajisje inteligjence të avancuara, automjete të blinduara pasi i janë shkatërruar më shumë se 1100 të tilla, raketa tokë-ajër, por Kina e ka të qartë se në rast se e ndihmon Rusinë me asistencë ushtarake, do të përballet me sanksione të fuqishme ekonomike. Për këtë qëllim, këshilltari i sigurisë kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan deklaroi dje se: “Ne nuk do të lejojmë asnjë vend në botë që të ndihmojë ekonomikisht ose në anashkalimin e sanksioneve ekonomike që janë vendosur ndaj Rusisë”, shkroi ai.
Më tutje ushtaraku shqiptarë tregon shifrat e sakta, të cilat ndikuan në forcimin e ushtrisë ukrainase, ku të cilat po arrijnë të mposhtin me sukses forcat ruse në teren.
“Vendimi i qeverisë së Ukrainës për të krijuar një Komandë të Operacioneve Speciale (SOCOM) si një komandë e veçantë erdhi në fund të vitit 2015, pas dështimeve të njëpasnjëshme ushtarake në rajonin juglindor të Donbasit, ku separatistët e mbështetur nga Rusia shfrytëzuan mungesën e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë së Ukrainës, kjo përvojë e dhimbshme dhe kërcënimi i vazhdueshëm rus në rritje, e detyruan udhëheqjen politike në Kiev të fillonte ristrukturimin e forcave të armatosura. Rritja e buxhetit të mbrojtjes të Ukrainës midis viteve 2015-2020 ishte 100 %, e cila shkoi nga 2.96 miliardë dollarë në rreth 6 miliardë dollarë (rreth 4,1 % të GDP-së), shkroi Demiraj.
Ai ndër të tjera argumentoj këto dy komponente kruciale, të cilat do të vendosin për fatin e kësaj lufte/Botapress.info/