Ish këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ka reaguar në lidhje me liturgjinë që mbajti sot Peshkopi Teodosije në Kishën ortokdse serbe brenda kampusit të UP’së.
Gashi përmes një postimi në Facebook tha se Serbia në këtë mënyrë po synon të provokojë qytetarët, e që reagimi i tyre më pas të jetë si në vitin 2004.
“Serbia synon të na provokojë, në mënyrë që ‘ne’ të reagojmë mundësisht sikur në mars 2004. atëherë, falë reagimit ‘tonë’, sërbia fitoi status të zonës së mbrojtur për kishat dhe manastiret ortodokse. tani, ajo synon eksterritorialitet”, ka shkruar ai.
Sot u mbajt një liturgji në Kishën ortodokse serbe që gjendet në oborrin e UP’së, prej vitit 1998. Të pranishëm ishin peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit.
Kjo liturgjë vjen pak ditë para takimit të kryeministrit Kurti me presidentin serb Aleksandar Vucic.
Pjesë e liturgjisë ishte edhe deputeti i Listës Serbe, Dalibor Jevtic.