Pak ditë më parë Kosova është shokuar nga ngjarja e ndodhur në Ferizaj. 18-vjeçarja, Marigona Osmani, u torturua deri në vdekje nga dy të dyshuarit, Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu.
E lidhur me këtë̈ rast, Shartari ka thënë se po e bëjnë të madhe vrasjen e një gruaje se historinë e kombit shqiptar, duke shtuar se gjithkund ka vrasje dhe askush nuk mund të mbrojë nga një vrasje vetëm duhet me i rrit dënimet deri me varje në sheshe.
“Ma tmadhe pe bejn vrasjen e nje gruaje se historune e kombit shqiptar. Gjithkund ka vrasje o majmuna. Askush smund te mbronje nga nje vrasje, vetem duhet me i rrite dënimet deri me varrje ne sheshe”, ka shkruar ai.