Kuvendi i Kosovës gjatë seancës së djeshme zgjodhi dy kandidatë për anëtarë joekzekutivë të bordit të Bankës Qendror të Republikës së Kosovës, nga dy lista me propozime, shkruan Gazeta Botapress.
Njëri nga të përzgjedhurit e Kuvendit është Bashkim Nurboja, ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Pejës dhe ish-kandidat i kësaj partie për deputet.
Nurboja u emërua në bordin e BQK-së me 51 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke lëndë pas vetes katër kandidatë të tjerë.
Ai ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Pejës në zgjedhjet lokale të 2017-ës. Ndërkaq, më 2019 kandidoi po ashtu në listën e kësaj partie për deputet të Kuvendit të Kosovës, por nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme për të siguruar një ulëse në Parlament.
Ndonëse, nuk fitoi karrigen e deputetit, ai ishte emëruar zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal në Qeverinë Kurti I dhe shërbeu në këtë pozitë nga prilli deri në qershor të vitit të kaluar./Gazeta Botapress/